Fifi kapet ‘mat’ në plazh, nuk do t’ju besoni syve si duket me bikini (Foto)

Fifi kapet ‘mat’ në plazh, nuk do t’ju besoni syve si duket me bikini (Foto)

Në këtë treg të mbushut plot e për plot me këngëtarë, është bërë gati një mision i pamundur që të bësh emër.

Këngëtarët e rinj që mëtojnë t’i futen rrugës së muzikës, e shohin se ngado që të tentosh, është shumë e vështirë.

Pjesa komerciale dukej si mënyra më e lehtë për t’u bërë shpejt i njohur, si dhe për të fitur para. Por, edhe aty tashmë emrat janë të shumtë dhe kanë zënë territoret e tyre. Mund ta mendojë që është rrugë e lehtë një vajzë seksi, pasi, siç thuhet shpesh, kënga është edhe për t’u parë.

Madje, më së shumti për t’u parë, kjo në rastin e muzikës komerciale. Mirëpo ia ka dalë të futet në treg me shumë sukses një këngëtare kosovare, Fifi. Vajza që u përzgjodh nga Ermal Mamaqi për të qenë pjesë e bandit të tij, e cila performon live çdo të shtunë, tani është bërë shumë e njohur. Ajo nuk ka përdur si armë të saj për çarë në treg pamjen seksi, as ka bërë nga ato këngët e stilit tallava gjithëpërfshirëse.

Me një zë shumë të bukur dhe me tip shumë simpatik, Fifi sot është një këngëtare shumë e pëlqyer. Dhe qershia mbi tortë për këtë verë ka qenë dueti që ajo realizoi me këngëtaren Aurela Gaçe.

Për një artiste si Fifi, e cila nuk ka shumë kohë që njihet në tregun e muzik- ës, të arrish të kesh një duet me divën Gaçe është me të vërtetë një supersukses. Fifi është fotografuar këto ditë në plazh, bashkë me kolegen e saj Fjollën. Ne i urojmë sukese në rrugën e saj në muzikë, e cila pa dyshim do të jetë e gjatë.

Shpërndaje në: