Shpenzuan mijera euro për dasmat e tyre, por a i preku ndenja e humanizmit VIPA-T tanë?

Shpenzuan mijera euro për dasmat e tyre, por a i preku ndenja e humanizmit VIPA-T tanë?

Dasmat e tyre, patën një kosto goxha të lartë, shkaku i organizimit të ceremonive ndryshe prej dasmave të zakonshme, shkruan Kosovarja.

Epo, mbahen për VIP shqiptar, prandaj nuk duhet të ju ikë as edhe një detaj pa i kushtuar vëmendje, vetëm e vetëm, që të jenë mediatikë me javë e muaj, duke u përcjellë çdo lëvizje e tyre.

Getoar Selimi e Marina Vjollca, Besart Kallaku e Xhensila Myrtezaj, Kushtrim e Lerata Salihu, Turjan Hyska e Orinda Huta, janë vetëm disa nga çiftet e njohura të estradës shqiptare, emri i të cilëve është lakuar me qindra herë në rubrikat rozë.

Shpenzime dasmash, të kushtueshme nga 65 mijë deri në 130 mijë euro, vërtetë nënkuptojnë martesën si ditën më të veçantë të jetës, për të cilën mund të ketë shans të dytë, por jo me shijen e të parës,

Gjithsesi, një pyetje që padyshim do e bënte secili, është nëse ndonjëri prej çifteve, do të pranonte të solidarizohej me familjet në nevojë, kur është në pyetje një shumë e tillë, që në vendin tonë shumica fatkeqësisht i takojnë një rangu të tillë.

Çuditërisht, kur flitet për tema të tilla të ndjeshme, mund t’i numërosh në gishta këngëtarët e estradës të cilët vazhdimisht u shquan për humanizëm.

E rëndësishme, që dëshirën e tyre për kurorëzime përrallore, arritën ta realizojnë, ndërsa për pjesën tjetër, e marrin si të mirëqenë, derisa jeta e tyre funksionon sipas planit të tyre.

/Kosovarja/

 

 

Shpërndaje në: