Ndërpritet ndeshja Prishtina – Feronikeli, fusha kthehet në “arenë luftë”

Ndërpritet ndeshja Prishtina – Feronikeli, fusha kthehet në “arenë luftë”

Është ndërprerë përkohësisht dueli në mes Prishtinës dhe Feronikelit, që po zhvillohet në Drenas.

Gjyqtari vendosi të ndalojë ndeshjen sepse disa tifozë hudhën gjësende të forta në fushë, shkruan Periskopi.

Më tutje, gjyqtari kërkoi që edhe një pjesë e stadiumit të zbrazet.

Problemet filluan kur Feronikeli kërkoi penalti, por referi nuk e akordoi, ku më pas nga pakënaqësia protestoi trajneri Gani Sejdiu, i cili u përjashtua nga ndeshja. /Periskopi

Shpërndaje në: