Qëllohet me plumba në gjoks reperi amerikan, shikoni pamjet (Video)
Është bërë e ditur se reperi amerikan Young Dolph është qëlluar me disa plumba gjatë ditës së sotme.
Ngjarja ndodhi në një nga rrugët e Los Angelesit, ku sipas të dhënave ende jo-zyrtare, ai është gjuajtur me disa plumba në gjoks.
Megjithatë raportohet se ai ka qenë gjallë në momentin kur ekipet e Ndihmës së Shpejtë kanë arritur në vendin e ngjarjes.
Më pas, ai u dërgua drejt Spitalit ku mori trajtimi ne mëtutjeshëm, dhe gjendja e tij mësohet të jetë stabile.
Kjo nuk është hera e parë që në drejtim të tij pati të shtëna, pasi në probleme të tilla ai është ndeshur edhe më herët.
Young Dolph është i njohur për këngët e tij të famshme si: “2 Eay”, “Facts”, “Cold World” etj.



