Ja si u duk sot Anita Haradinaj përkrah burrit të saj, gjatë vizitës në Tiranë

Ja si u duk sot Anita Haradinaj përkrah burrit të saj, gjatë vizitës në Tiranë

E njohim si një nga moderatoret më të mira që ka pasur ndonjëherë Radio Televizioni Publik i Kosovës.

Fjala është për gruan e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Anita Haradinaj e cila me të marrë postin burri i saj, u bë lajm i ditës kur i dhuroi publikisht puthje brenda Kuvendit të Kosovës.

Sot kur po mbahet takimi i Haradinajt me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ajo nuk ka qenë e pranishme, por me t’u takuar me Prinicin Leka Zogu -II- ajo është shfaqur si një zonjë e vërtetë përkrah burrit të saj.

Anita Haradinaj – Tiranë

Anita Haradinaj – Tiranë

 

 

E veshur me një fustan të gjatë, pak a shumë verorë, me ngjyrë solide të zezë dhe me shumë lule, ajo ka tërhequr vëmendjen e gazetarëve.

Pallto e zezë i ka dhënë asaj më shumë një karakter politikaneje, edhe pse fustani i zi e me lule nuk është fort i pëlqyeshëm për vizita me karakter të tillë.

Afër saj po qëndronte edhe Shefja e kabinetit të Kryeministrit Rama, e cila po ashtu nuk i ka ikur syrit të kamerës tonë.

E veshur me fustan të bardhë ka bërë që ajo veç t’i shtoj edhe më shumë hijeshi këtij takimi.

Shpërndaje në: