Fitojnë edhe City dhe Leicester

Fitojnë edhe City dhe Leicester

Manchester City ka shënuar fitore bindëse përballë Bournemouth me rezultat 4:0.

Skuadra e trajnerit Pep Guardiola shënoi nëpërmjet Kevin De Bruyne, Kelechi Ihenacho, Raheem Sterling dhe Ilkay Gundogan.

Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe kampioni aktual, Leicester City, ndaj Burnley me rezultat 3:0.

Dy golat e parë për ‘dhelprat’ i shënoi transferi i kësaj vere Islam Slimani, ndërsa goli i tretë ishte auto-gol nga Ben Mee.

Manchester City mbetet lider në Premier Ligë, ku pas pesë xhirosh të zhvilluara ka mbledhur pikët maksimale, 15. /Periskopi.com

Shpërndaje në: