Na e kishin fshehur të gjithëve, zbulohet kur u divorcuan Klaudia Pepa dhe Albi Nako
Ka mjaftuar një deklaratë e bërë nga balerina Klaudia Pepa për ish-bashkëshortin e saj koreografin Albi Nako duke e cilësuar si vëlla, për të vijuar një lumë replikash dhe komentesh me ndjekësit e saj në rrjete sociale.
Këtyre komenteve Klaudia i është përgjigjur shpesh me heshtje por gjithashtu edhe me sqarime se përse e ka quajtur Albin “vëlla”. Megjithatë në foton e fundit të publikuar prej saj, balerina nuk është kursyer më ndaj komentuesve të cilët i ka thënë të mos komentojnë më në fotot e saj nëse komentet janë negative.
Gjithashtu Klaudia ka zbuluar se tashmë kishte kaluar një vit e disa muaj nga divorci me Albin.
Më poshtë komentet mes balerinës Klaudia Pepa dhe komentuesve:








