Obama nuk i përmbahet vajit, qan për këtë veprim të vajzës së tij (Video)
Barak Obama ka thënë se nuk mund të mbajë lotët pas regjistrimit të vajzës së saj në universitet.
“Ishte diçka si një operacion i hapur në zemër”, tha ish presidenti në momentin kur vajza e tij Malia është regjistruar në Universitetin e Harvardit.
“Isha krenar që nuk qajta para saj”, tha Obama.
Obama e përshkroi këtë çast të hënën në një ngjarje për Fondacionin Beau Biden. Kjo organizatë jo-fitimprurëse u krijua për nder të djalit të ndjerë të ish-zëvendëspresidentit të tij, Joe Biden.
“Në fund të jetës sonë, çfarëdo gjëje tjetër që kemi arritur, gjërat që ne do të kujtojmë janë gëzimet që fëmijët tanë – dhe shpresojmë që më vonë, nipërit tanë – të na sjellin”, tha Obama.
Malia 19 vjeç, vendosi të merrte pjesë në Harvard pasi kishte përfunduar shkollën e mesme.
Obama shpesh ka folur për rëndësinë e atësisë.
“Nga të gjitha gjërat që unë kam bërë, unë jam më krenar që jam baba yt”, u tha vajzave të tij në fjalimin e tij lamtumirës.
Vajza tjetër e Obamës, Sasha, 16, është ende në shkollë të mesme dhe jeton me prindërit e saj në shtëpinë e tyre të re në Uashington DC./Periskopi/



