Të pasmet e bukura të Tom Cruise ishin me mbushje? Aktori u tregon të vërtetën fansave

Të pasmet e bukura të Tom Cruise ishin me mbushje? Aktori u tregon të vërtetën fansave

Filmi “Valkyrie” me personazh kryesor Tom Cruise ka vijuar të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas 7 vitesh nga dalja e tij në treg, dhe shkak për këtë janë bërë të pasmet e aktorit 55-vjeçar.

“A është kjo skenë një marifet? Aktorët veshin pantallonat e rreme për mbushje (Por kjo nuk duket profesionale)”

“Përshëndetje, ju prezantoj se në një nga skenat e filmit ‘Valkyrie’ (2008), në minutën 5:12, Tom Cruise ka veshur një ‘prapanicë të rreme’”, ishin disa nga komentet më të shumta të shkruara në Twitter.

Është përfolur për një kohë shumë të gjatë se Cruise kishte vënë të pasme me mbushje, por më në fund këtij misteri aktori ka zgjedhur t’i japë fund.

Dhe vajza, ato të pasmet e bukura të Tom Cruise që shihni në film janë të vërteta. 55- vjeçari e ka mohuar të ketë bërë një gjë të tillë.

“Jo. Nuk kam pasur të pasme me mbushje”, u shpreh aktorit.

Shpërndaje në: