Celina vazhdon me gola për Twenten
Bersant Celina ka shënuar edhe një gol për skuadrën e tij, Twente. Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës po tregon paraqitje shumë të mira që nga transferimi i tij në Holandë.
Kjo pasi ka shënuar edhe golin e dytë për skuadrën e tij të re, Twente. Celina shënoi golin e tretë për Twenten në duelin ndaj Den Haag.
Mesfushori me tipare sulmuese i Kosovës shënoi në minutën e 54-të.



