Vjen ‘bomba’ nga Gjermania, shkarkohet Carlo Ancelotti

Vjen ‘bomba’ nga Gjermania, shkarkohet Carlo Ancelotti

Nis furtuna te Bayern Munchen pas humbjes turpëruese në Paris për Champions League.

Drejtuesit e Bayern Munchen raportohet të ketë shkarkuar trajnerin Carlo Ancelotti, pasi kampionët gjermanë u mundën 3-0 nga Paris Saint-Germain në ndeshjet e dytë në grupe.

Bavarezët tashmë janë në kërkim të një trajneri të ri. Lajmi do të zyrtarizohet nëpërmjet një konference për shtyp gjatë pasdites së enjte.

Drejtori ekzekutiv i Bayern, Karl-Heinz Rummenigge kishte paralajmëruar se do të kishte pasoja pas humbjes, me “SportBild” që raportoi gjatë mëngjesit të sotëm se do të mbahej një takim për të diskutuar të ardhmen e Ancelotti-t.

Asistenti i Bayern Munchen, Willy Sagnol, pritet të ulet në stolin e rekordmenëve gjermanë deri sa të vijë trajneri i ri, por nuk është çudi të qëndrojë edhe deri në fund të sezonit.

Shpërndaje në: