Jehona Sopi heq përfundimisht dorë nga muzika, ky është profesioni i saj i ri (Foto)
Këngëtarja Jehona Sopi, ka kohë që është larguar nga skena muzikore.
Edhe pse një emër mjaft i pëlqyer, Jehona Sopi duket se përfundimisht ka marrë vendim që të largohet nga skena dhe t’i kthehet profesionit të saj si psikologe, shkruan Magazina.al
Ajo ka mbaruar studimet në Psikologji dhe tani ka hapur edhe ordinancen e saj private, ku do të ushtrojë profesionin e saj si psikologe.
Për ordinancen e saj “Hope” ka treguar sot edhe moderatori Labinot Gashi, i cili ka vizituar Jehonën në punën e saj të re, duke publikuar edhe pamje nga ambienti.





