Modelja e njohur shqiptare gati të vrasë bashkëshortin, sepse ai e “mashtroi”
Emina Cunmulaj është një nga modelet shqiptare me famë botërore, e cila ka mbrojtur me zë të lartë origjinën e saj. Ajo publikon në rrjetet socilae detaje të jetës së saj private duke mbajtur kështu të informuar fansat e saj.
Në postimin e saj më të fundit ajo ka treguar një situatë paksa komike, por dhe të sikletshme që i është dashur të kalojë për shkak të bashkëshortit të saj. I shoqi i Eminës e kishte ftuar për të ngrënë bashkë darkë dhe ajo ishte veshur sportive e me atlete, për grim nuk bëhej fjalë.







Ndërkohë në lokal kishte një event dhe e vetmja e veshur ashtu ishte Emina. Nga pamjet gjithçka dukej mjaft luksoze, një ambient që kërkonte seriozitet për t’u paraqitur atje. Pasi shpjegoi gjithë situatën, në fund tha: “A do ta vrisnit burrin në një rast të tillë?” Kjo dredhi e vogël e bashkëshortit të saj ka surprizuar modelen./Express/



