Tre gola të shpejtë në ndeshjen BATE – Arsenal
Arsenali është duke fituar 1:3 ndaj BATE Borisov në “Borisov Arena”.
Janë shënuar tre gola të shpejtë në ndeshjen mes BATE Borisov dhe Arsenalit që po zhvillohet në stadiumin “Borisov Arena”.
Për “Topçinjtë” për 2:0 realizoi anësori, Theo Walcott në minutën e 22’të, ndërsa për 3:0 shënoi mbrojtësi, Rob Holding në minutën e 26’të.
Pak minuta më vonë, vendasit ngushtuan epërsinë në 1:3 përmes Mirko Ivanic, në minutën e 28’të.



