Portierët e kombëtares shqiptare shkëlqejnë në Ligën e Evropës, kjo është nota e tyre
Lacio vazhdon të tregojë një formë mjaft të mirë edhe në Europë. Skuadra e Thomas Strakoshës ka fituar dje në shtëpi ndeshjen e dytë në Grupin K me rezultatin e pastër 2-0 ndaj belgëve të Zulte Vagerem. Peter Olainka u aktivizua në fillimin e pjesës së dytë për Vageremin. Atalanta ka marrë një pikë përballë Lionit me barazimin 1-1 në Francë.
NOTAT
Për Strakoshën, “Tuttomercatoweb” ka rezervuar notën 7: “Nuk thërritet thuajse asnjëherë në provë si duhet dhe ka pak punë për të bërë përballë kundërshtarëve. Bën ndërhyrjen e parë në të 71-tën duke shpëtuar portën nga një gol i sigurt. Fare pak më vonë, bën një pritje të shkëlqyer që i vlen notën 7”.
Ndërkohë që edhe vlerësimi për Berishën ka qenë i njëjtë: “Në pjesën e parë bën pritjet e tij dhe e shpëton portën nga gjuajtja e largët e Marianos. Në çdo moment është në gatishmëri. Bën një gjysmë mrekulli përballë Traoresë, por nuk ka faj në golin e 1-0. Super në pjesën e dytë, shmang autogolin e Palombos”.



