Aurela Hoxha ka këtë përgjigje për të dhënë kur e pyesin për të dashurin
Aurela Hoxha sapo është kthyer nga Java e Modës në Milano, dhe ka treguar në emisionin “Wakë up” në Top Channel gjithë eksperiencën që ka kaluar atje.
Në fakt ky nuk është vitit i parë që Aurela është pjesë e Javës së Modës në Milano. Përveç eksperiencës që ka pasur atje, Aurela është pyetur edhe për jetën e saj private.
Nuk mund të mungojë kurrsesi një pyetje e tillë, pasi ka interesim të madh edhe nga ndjekësit e saj. Gjithsesi, Aurela është shprehur në këtë intervistë, se për jetën e saj private nuk preferon të flasë.
“Nuk dua të flas për të tilla gjëra. Fakti që unë evitoj të dal në shumë programe nuk është se dua të shmang pyetje të tilla, por ka disa periudha të jetës të cilat nuk dua t’i diskutoj”,– është shprehur Aurela.



