Mourinho synon yllin e Atleticos dhe Real Madridit
Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, është duke synuar të blejë sulmuesin e Real Madridit, James Rodriguez dhe yllin e Atletico Madridit, Antonie Griezmann.
Sipas mediave angleze, tashmë tekniku portugez i garantuar kolumbianit vendin e titullarit në formacionin e “Djajve të Kuq”, transmeton kp.
Mourinho do të provoj që në afatin e janarit ta sjell në “Old Trafford”, Jamesin, edhe pse thuhet se akoma nuk ka asnjë marrëveshje mes Unitedit dhe Real Madridit.
Mourinho është duke e monitoruar edhe francezin e Atletico Madridit, Antonio Griezmann, për të cilin thuhet se strategu portugez është duke përgatitur një super ofertë për francezin verën që vjen.



