Shiten këpucët e Prince, çmimi i pabesueshëm

Shiten këpucët e Prince, çmimi i pabesueshëm

Një palë këpucë me take të larta të bartura nga Prince në një nga turnetë e tij në Evropë janë shitur për 75 mijë dollarë në një ankand në SHBA.

Ato u shitën  për këtë shumë, sipas RR Auction, që përvetësoi këto këpucë nga një ish-punëtor në rezidencën e Prince në Paisley Park.

Më poshtë mund ta shihni një foto të këpucëve që Prince i kishte bartuar në gjatë vitit 1987, në turneun e tij “Sign O’ The Times”.

Në këtë turne, ai i kishte mbajtur 34 koncerte në Evropë.

Besohet që Prince i kishte bartur këto këpucë sporadikisht nga viti 1986 deri më 1992.

Shpërndaje në: