Çfarë po paralajmrojnë ‘Sasa’ e ‘Xhbanja’ (Foto)

Çfarë po paralajmrojnë ‘Sasa’ e ‘Xhbanja’ (Foto)

Seriali i njohur komik “O Sa Mirë” do të startojë së shpejti me sezonin e tij të ri. Aktorët tashmë janë gati dhe kanë “përvjelur mëngët” për t’iu futur punës që të rikthehen sa më të freskët në rolin e tyre.

Dy aktoret Adriana Matoshi dhe Arjola Demiri, të njohura për publikun si “Sasa” dhe “Xhbanja” me rolet e tyre, kanë krijuar një miqësi shumë të mirë jashtë serialit.

“Adriana është pika ime e dobët”, ishte shprehur aktorja Arjola Demiri në një intervistë për Telegrafin.

Dhe në fakt ato shfaqen shumë shpesh pranë njëra-tjetrës në rrjetet sociale.

 Së fundmi, dyshja kanë publikuar një fotografi së bashku ku shfaqen gjatë një shëtitje me veturë, ndërsa kanë shkruar në përshkrimin e fotografisë: “Më të reja këtë vit, se vitin e kaluar”.

Me këtë ato kanë bërë të ditur se po ndjehen shumë më energjike, dhe gati për sezonin e ri plot aventura.

 

Shpërndaje në: