Bashkëshortet më atraktive të politikanëve shqiptarë, ashtu siç s’i keni parë asnjëherë (Foto)
Ato marrin vëmendje shpesh për shkak të bashkëshortëve të tyre, mirëpo duken bukur dhe tërheqëse në çdo paraqitje. Bashkëshortet e shumë prej politikanëve shqiptarë, janë bërë tashmë të njohura për publikun.
Shumë prej tyre kujdesen që në çdo paraqitje pranë burrit të duken elegante, duke qenë edhe se janë “krahu i djathtë” për ta.
Përderisa bashkëshortët e tyre merren me politikë, në të shumtën e rasteve ato kanë tjetër drejtim.
Telegrafi ju sjell në vazhdim disa nga bashkëshortet më atraktive të politikanëve të njohur shqiptarë.
Lola Haradinaj
Është bashkëshortja e deputetit nga radhët e AAK-së, Daut Haradinajt, njëherësh edhe motra e spikeres Anita Muçaj-Haradinaj. Ajo është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, dhe është pa dyshim njëra ndër gratë më atraktive të politikanëve shqiptarë. Duket bukur në çdo paraqitje të saj
Violeta Veseli
Është e njohur si bashkëshortja e kryeparlamentarit Kadri Veseli, por me profesion është profesoreshë e gjuhës gjermane. Violeta Veseli duket gjithnjë elegante dhe me stil pranë bashkëshortit. Çdo paraqitje e saj bëhet në hap me trendet e fundit, këshilluar nga stilistët më të mirë vendor, veçmas nga Blerina Kllokoqi-Rugova, e cila mbetet e preferuara e saj.
Anita Haradinaj
Edhe bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt, spkierja e njohur e lajmeve në RTK, Anita Muçaj-Haradinaj është shquar gjithmonë për paraqitjet e saj me stil. Ndonëse e shohim çdo natë në ekran me veshje më zyrtare’, Anita shpesh di të dalë edhe jashtë kornizave gri kur bëhet fjalë për paraqitjet jashtë ekranit.
Arlinda Limaj
Shqipe Selimi
Edhe bashkëshortja e deputetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimit jo pak herë është spikatur në media. Ish-ushtarja e UÇK-së, Shqipe Selimi duket mjaft atraktive në daljet e saj me bashkëshortin. Ata kanë së bashku dy fëmijë, gjersa vetëm pak ditë më parë festuan 12 vjetorin e martesës.
Vitore Stavileci
Ish-ministri i zhvillimit ekonomik Blerand Stavili shpesh është bërë temë e mediave rozë për paraqitjet e tij me stil. Por, jo më pak vëmendje ka rrëmbyer edhe bashkëshortja e tij, Vitore Stavileci, e cila është shfaqur gjithnjë e bukur dhe tërheqëse në fotografitë që publikon në rrjetet sociale. Çifti kanë disa vite të martuar së bashku.









