Watford i jep leksion Unitedit

Watford i jep leksion Unitedit

Watfordi ka mposhtur Manchester United me rezultat 3:1, në ndeshjen e javës së pestë në Premier Ligë.

Vendësit zhvilluan një lojë tejet të mirë duke organizuar shumë aksione.

Golin e parë e shënoi mesfushori Ettiene Capoue në minutën e 34.

Goli i barazimit erdhi nga talenti i madh Marcus Rashford, i cili shënoi për mysafirët në minutën e 62.

Mirëpo, vendësit nuk u dorëzuan dhe kërkuan fitoren deri në fund.

Ishte Juan Camilo Zuniga ai i cili riktheu epërsinë e vendësve në minutën e 84, ndërsa rezultatin e vulosi Troy Denney nga penaltia në kohën shtesë.

Pas pesë xhirosh, United mbetet në pozitën e gjashtë me nëntë pikë, ndërsa Watford gjendet në vendin e tetë me shtatë pikë.  /Periskopi.com

Shpërndaje në: