Llapi mbetet lider, mposht lehtë Prishtinën (Video)

Llapi mbetet lider, mposht lehtë Prishtinën (Video)

Llapi ka mposhtur Prishtinën me rezultat 3-0 në ndeshjen e xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në Futboll.

Golat për skuadrën nga Podujeva i shënoi Gentrit Begolli në minutën e tetë, Hamdi Namani në minutën e 24-të dhe Berbatovci në minutën e 90-të.

Me këtë fitore, Llapi është lider i Superligës me 17 pikë, ndërsa Prishtina mbetet me 12 pikë.

Shpërndaje në: