Kriza  e Bayern Munich thellohet edhe më shumë, tifozët kanë një përshëndetje të veçantë për Ancelottin (Foto/Video)

Kriza  e Bayern Munich thellohet edhe më shumë, tifozët kanë një përshëndetje të veçantë për Ancelottin (Foto/Video)

Bajerni i Mynihut nuk del nga kriza e rezultateve pavarësisht shkarkimit nga detyra të trajnerit italian Karlo Ançeloti. Bavarezët nuk shkuan më tej se një barazim 2-2 në ndeshjen e sotme të Bundesligës në transfertë ndaj Hertës së Berlinit.

Humels kaloi Bajernin në avantazh në minutën e 10, ndërsa Levandovski shënoi golin e dytë në minutën e 49. Megjithatë vendasit u kthyen shpejt në lojë teksa Duda shënoi në minutën e 51-të ndërsa Kalu në minutën e 56.

herta berlin

Pas këtij takimi, Bajerni numëron 14 pikë në 7 ndeshje, duke qëndruar në vendin e dytë me 5 pikë diferencë nga kryesuesit e Dortmundit.

http://www.dailymotion.com/video/x62rhyz#tab_embed

Tifozët e bavarezëve kanë shprehur mbështetjen e tyre për ish-trajnerin Ancceloti me një banderolë të madhe të shpalosur në stadium. Ata kanë dalë hapur kundër vendimit të klubit për shkarkimin e italianit.

anceloti

Ndërkohë mesfushori Frank Riberi ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe ka lënë fushën në minutën e 62-të.

Riberyyy-696x392

Ndërkohë më herët, Frajburgu mposhtu Hofenhajmin me rezultatin 3-2.

 

Shpërndaje në: