Foto e 15 viteve më parë: Shihni se si është transformuar këngëtarja shqiptare (Foto)

Foto e 15 viteve më parë: Shihni se si është transformuar këngëtarja shqiptare (Foto)

Prej më shumë se dy dekadash ajo është një nga artistet më të dashura për publikun shqiptar. Bëhet fajlë për këngëtaren e famshme nga Kosova, Fevzie Berani, e njohur ndryshe me emrin Gili që të gjithë me siguri e mbajnë mend që prej fillimeve të karrierës. Por sa ka ndryshuar ajo përgjatë këtyre viteve? Këtë gjë na e ka vërtetuar vetë këngëtarja duke publikuar një foto në instagramin e saj personal.

Kjo foto i përket vitit 2002, pikërisht kohë në të cilën ajo nxori në tregun muzikor edhe albumin e saj të shtatë. Gjë e cila na dëshmon qartazi se Gili ka një karrierë të gjatë dhe të pasur muzikore me albume dhe hite të shumta në tregun e muzikës shqiptare.

Ajo ka qenë edhe pjesëmarrëse e shume kompeticioneve muzikore si në Kosovë edhe në Shqipëri.

Këtë foto të postuar në rrjetet sociale ajo e ka shoqëruar me dixhiturën: “Albumi i shtatë viti 2002 “Aktore e përkryer” me hitet si “Ditët e fundit”, “Ti harrove”, “Edhe pa ty u kënaqa”, “Udhët e mia””. Kështu Gili na ka risjellë në memorie disa prej këngëve të saj të atyre viteve.

Shpërndaje në: