Pas skandalit, Angelina merr një vendim të papritur – Por ja çfarë ka bërë deputeti (Foto)
Historia e deputetit Haxhi Shala dhe Angelinës pushtoi mediat muajin e kaluar ku gjithçka nisi kur Angelina postoi fotot e saj me deputetin e pretendonte se e kishte të dashur.
Pasi deputeti e mohoi, Angelina i publikoi edhe foton intime, ç’ka solli më pas kërcënimet në adresë të saj.
Megjithatë këngëtarja me banim në Gjermani nuk u ndal dhe me postimet e saj deklaronte se nuk do të hiqte dorë nga deputeti.
Por sot papritur Angelina ka marrë vendimin e papritur.
Ajo ka publikuar një foto në Instagram ku shkruan: “Ndoshta dhemb shumë, por fundit i them fund”, duke lënë të kuptohet se ka hequr dorë nga Haxhi Shala.
Nga ana tjetër deputeti në fundjavë është fotografuar me bashkëshorten në bjeshkët e Valbonës ku dukeshin të lumtur krah njëri-tjetrit.








