Kjo është mbesa bukuroshe e Shyhrete Behlulit (Foto)
Këngëtarja Shyhrete Behluli është nënë e tre vajzave dhe dy djemve. Këngëtarja ka thënë se kur fëmijët i kishte të vegjël, ka munguar shumë në shtëpi për shkak të aktiviteteve muzikore, shkruan “Kosovarja”.
Ajo ka treguar se fëmijëve të saj ju ka munguar shumë. Ishte vajza e saj e madhe Njomza ajo që u ka qëndruar më pranë motrave e vëllezërve.
Njomza është martuar herët, duke e bërë Shyhreten gjyshe në moshë të re. Asaj tashmë i janë rritur e bërë të pashme të bijat, shkruan “Kosovarja”.
Mbesa e madhe e këngëtares së mirënjohur duket shumë simpatike. Mësohet se ajo është tejet e lidhur me gjyshen dhe i pëlqen kur ajo i gatuan pite.





