Ndahet nga jeta rokeri i njohur

Ndahet nga jeta rokeri i njohur

Një jetë të tërë drejtoi grupin e quajtur “Heartbreakers”, më pas u tradhtua nga një sulm në zemër. Ky ka qenë fati i rokerit të famshëm amerikan Tom Petty, i cili u nda nga jeta në një spital në Kaliforni, ku po mjekohej pas një sulmi në zemër që e goditi atë natën e së dielës, në shtëpinë e tij Malibu.

Kantautor dhe muzikator, Petty konsiderohej një nga rokerët amerikanë më të mëdhenj në treg.

Lajmi mbi sëmundjen e muzikantit u publikua nga “Tmz”, por menaxheri i tij nuk donte nuk ka dashur ta komentojë. Tom Petty ishte 66 vjeç dhe paraqitja e tij e fundit në skenë erdhi pak ditë më parë, kur ai luajti tre koncerte në Los Anxhelos me “Heartbreakers-at” e tij.

Në karrierën e tij ultra-katërvjeçare, Petty ka luajtur në të gjithë botën dhe me të gjithë muzikantët më të mëdhenj të rrymës rok, duke filluar me Bob Dylan me të cilin kishte një bashkëpunim të gjatë artistik; në vitet 1990 ata ishin pjesë e supergrupit “Traveling Wilburys” së bashku me George Harrison, Jeff Lynne dhe Roy Orbison.

Tom Petty filloi të luante muzikë në 1969, por albumi i tij i parë doli më 1969-ën, dhe përmbante këngën “Breakdown”, që një vit më pas hyri në Top 40 Usa.

Produkti i tij i fudnit muzikor me bandën “Heartbreakers” është “Hypnotic Eye”, në vitin 2014.

Në vitin 2002 ai u pranua në sallën e famës së Rock’n’roll-it “paraqitur” nga Jacob Dylan.

Shpërndaje në: