Rikthehet Elhaida Dani, sjell baladën e vjeshtës

Rikthehet Elhaida Dani, sjell baladën e vjeshtës

Këngëtarja nga Shkodra, Elhaida Dani kishte disa kohë që i kishte munguar botës së muzikës. Ajo u rikthye me një baladë të titulluar ‘Më mbaj’.
Këtë herë Elhaida erdhi në bashkëpunim me Dj Olti, i cili u kujdes për muzikën e këngës.

Për tekstin u kujdes vetë këngëtarja duke sjellë një baladë romantike që i përshtatet më së miri stinës së vjeshtës.
Nuk dihet arsyeja e mungesës së Elhaidës, por duket se është gati për të sjellë projekte të reja. Pas suksesit si fituese e The Voice of Italy, muzika u kthye në profesion për të dhe pritet që të sjellë të reja.

Shpërndaje në: