Zidane thyen një rekord me Realin
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thyer një rekord me skuadrën e tij.
Bëhet fjalë për fitoren e 16 radhazi në La Liga, që madrilenët e shënuan mbrëmë ndaj Espanyol.
Ishte viti 1961 kur trajneri i atëhershëm i Los Blancos, Miguel Munoz kishte arritur të fitonte 15 ndeshje radhazi në ligë, por francezi e ka tejkaluar atë shifër për një më shumë.
Vlen të ceket se Zidane barazoi edhe rekordin e Pep Guardiolas prej 16 fitoreve në ligë, të cilin strategu katalunas e kishte arritur në kohën kur drejtonte Barcelonën. /Periskopi.com



