Befason Rexhep Selimi: Jam i bindur, Ramush Haradinaj do ta shkarkojë Rikallon
Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka shprehur bindjen e tij se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do ta shkarkojë ministrin e Qeverisë, Nenad Rikallo, pas nisjes së hetimeve për torturim të lagjes Dardania në Prishtinë, gjatë kohës së luftës.
“Nuk e di pse, por e kam një bindje se Ramushi ka me shkarku Rikallon. Nuk e di, e kam një far besimi se s’ka me duru Ramushi më. Besoj se do ta shkarkoj, sepse pres shkarkimin e Rikallos edhe sikur asgjë të mos ishte folur deri më sot”, ka thënë Selimi, raporton Periskopi.
Selimi ka thënë po ashtu se askush nuk po kërkon që Rikallos t’i bëhet gjyqi në Kuvend.
“Ne s’po kërkojmë nga askush që Rikallon t’ia bëjmë gjykatën këtu, por s’po pres që as dikush t’ia bëj avokatin këtu”, tha ai. /Periskopi/



