Ellen DeGeneres Show: Shqiptarja e parë në emisionin e famshëm (Foto)

Ellen DeGeneres Show: Shqiptarja e parë në emisionin e famshëm (Foto)

Është padyshim një ndër programet më të suksesshëm jo vetëm në SHBA, por në të gjithë botën.

Mirëpo, deri më sot, asnjë personazh shqiptar nuk është ulur në studion e famshme dhe mesa duket, momenti më në fund ka ardhur.

Bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare Rita Ora, e cila do të jetë një nga të ftuarat e ardhshme të moderatores së njohur DeGeneres.

Ka qenë vetë Rita ajo që ka bërë të ditur lajmin, duke shprehur gëzimin e saj për pjesëmarrjen në emisionin e famshëm, ndonëse ka qenë e sëmurë gjatë xhirimeve.

Shpërndaje në: