Jasmin, valltarja që po ‘çmend’ Kosovën (Video)
Vallëzimi oriental është ndër vallëzimet më të bukura, e që për të kërkohet një talent i veçantë.
Është ndër vallëzimet më të vështira por njëkohësisht më të bukura që mund të bëjë një femër.
Pasioni për këtë vallëzim i lindi edhe vlonjates së quajtur Jasmin, e cila sot në këtë fushë tregon një aftësi marramendëse.
Që nga fëmijëria, nga filmat Bollywood, i lindi një dëshirë që të vallëzojë, me ç’rast fillimet i kishte në Egjipt, ku më pas një mësues egjiptian i dha mësim në Milano ku aty fitoi aftësitë jo vetëm nga talenti dhe dëshira, por edhe profesionale.
Më pas, performancat e saj habitën publikun në shumë pjesëmarrje ku Jasmin tregoi më të mirën.
Vërtetë se sot është një numër i madh që janë dashamirës të këtij vallëzimi, ndërkaq Jasmin ka marrë pjesë në shumë vende evropiane, e tashmë ndodhet edhe në vendin tonë.
Me vallëzimin e saj i sjellë publikut shumë emocion dhe kënaqësi, e këtë e dëshmon edhe video të cilën do të keni mundësinë ta ndiqni në vazhdim...




