Ajo shkon në çdo varrim që bëhet në qytet, arsyeja do t’ju shokojë të gjithëve (FOTO)

Ajo shkon në çdo varrim që bëhet në qytet, arsyeja do t’ju shokojë të gjithëve (FOTO)

Theresa Doyl 65-vjeçe nga Anglia është e njohur për faktin se në çdo varrim që bëhet në qytetin e saj të lindjes Slau, ajo merr pjesë. Kurse arsyeja është thjesht bizare – shijon në maksimum ushqimin falas që shërbehet.

Mediat e huaja raportojnë se ajo nuk ka lënë asnjë varrim pa shkuar prej të paktë 14 vitesh. Pasi që i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit, Theresa “i gjuhet” ushqimit dhe pijeve që servohen nga familjarët.

“Ajo çdo herë shkon në varrime me biçikletë. Nga shtëpia del e veshur normal, kurse para se të arrij të varret vishet me të zeza”, pretendojnë fqinjët e saj.

Margaret Whitehead, e cila së fundmi varrosi bijën e saj, ka pranuar se kishte mbetur e shokuar kur pa një grua të panjohur duke biseduar me familjarët e saj. Ajo madje kishte biseduar me të dhe i kishte shprehur ngushëllimet për humbjen e të bijës.

“Pas varrimit ajo hante sikur e nesërmja të mos ekzistonte. Në fund madje mbushi një qese me ushqim, mori biçikletën dhe u zhduk pa gjurmë”, ka shtuar Margaret.

Shpërndaje në: