Hysaj në mesin e 70 lojtarëve më të shtrenjtë, lë pas shumë emra të njohur (Foto)

Hysaj në mesin e 70 lojtarëve më të shtrenjtë, lë pas shumë emra të njohur (Foto)

Vlera e futbollistëve nuk është kurrë objektive. Por observatori ndërkombëtar i futbollit CIES provon që të përpilojë listën e 100 futbollistëve, të cilëve u është rritur më tepër vlera këtë këto tre muajt e fundit, duke vlerësuar kartonin e tyre shkencërisht: sipas parametrave të moshës, kontratës, pritshmërive dhe rendimentit.

hysaj

Hysaj 70

Klasifikimi është bërë për periudhën kohore nga 1 korriku deri më 1 tetor dhe në listë nuk mungon as emri i Elseid Hysaj, mbrojtësi i Napolit dhe kombëtares shqiptare. Këto 90 ditë, shkodrani e ka rritur vlerën e kartonit të tij me 10.7 milionë euro dhe mban vendin e 70-të në këtë klasifikim.

Më 1 korrik, 23- vjeçari kushtonte 48.7 milionë euro, por kartoni i tij më 1 tetor çmohet me 59.4 milionë euro (me një rritje të valencës dyshifrore, +10.7 milionë).

hysaj insinje1

Hysaj vlera

Lukaku

mbape

Dibala

Shqiptari lë emra gjigantësh pas tij në këtë listë, si yjet e Premier Ligës, Nemanja Matiç (Mançester Junajtid) dhe Rahim Sterling (Mançester Siti), por edhe portierin e Barcelonës, Mark-Andre Ter Shtegen, Serzh Orie (Totenhem), Huan Kuadrado (Juventus), N’Golo Kante (Çelsi), Adem Ljajiç (Torino), Emre Xhan (Liverpul), Viktor Moses (Çelsi), Kingsli Koman (Bajern Mynih), por edhe yllin e Totenhemit, Kristian Eriksen.

“TOP 10” – Vendi i parë mbahet nga Romelu Lukaku me një rritje të vlerës së tij prej 55.8 milionë eurosh. Vendin e dytë e mban Kilië Mbape, blerja e dytë më e shtrenjtë e historisë pas transferimit nga Monako te PSG këtë verë, i cili në 1 korrik kushtonte më pak se 100 milionë euro, por sot çmimi i kartonit të tij arrin në 145.8 milionë euro. Podin e mbyll ylli i Juventusit, Paulo Dibala.

Më 1 korrik, kur Barcelona i vinte vërdallë, fantazisti argjentinas kushtonte 113.7 milionë euro: por pas një starti fantastik të sezonit me kampionët e Italisë, vlera e “La Joya” është rritur me 47.3 milionë euro dhe sot transferimi i tij do të kushtonte 161 milionë euro. Nejmar, transferimi më i kushtueshëm i historisë së futbollit, mban vendin e 6-të në këtë renditje.

Braziliani sot kushton më shumë (239.6 milionë) sesa ditën që u ble nga PSG (222 milionë euro). Atëherë, vlera e ish-yllit të Barcelonës ishte vetëm 211.2 milionë euro, çka ndryshe e përkthyer do të thotë se francezët e blenë për 8.8 milionë më shtrenjtë.

 

Shpërndaje në: