Pushohet nga puna pas fotografive të nxehta me të fejuarin
Një grua, e cila realizoi një set të nxehtë fotografik me të sapo-fejuarin e saj, ka treguar se është shkarkuar nga puna e saj nga një bankë.
Stephanie dhe Arryn u fotografuan nga mikja e tyre Bria Terry, në fejesën e tyre.
Kur Terry, i postoi ato në Facebook, ato u shpërndanë më shumë se 85 mijë herë, si mbështetje për peshën e trupit.
Stephanie, nga Teksasi, SHBA, thotë se ajo nuk e pëlqente stomakun e saj, por tani e do trupin e saj, veçanërisht pas të gjitha reagimeve të pabesueshme që ajo ka pasur nga njerëzit kudo.
Por, gëzimi për fotografitë që morën një pritje kaq të mirë ka qenë i shkurtër pasi Stephanie pretendon se, pak pasi fotografitë shkuan virale, ajo humbi punën.






