Këngëtari i njohur nuk fshihet më, puthje e përqafime me të dashurin në rrugë
Prej kohësh ai e kishte pranuar faktin se pëlqente meshkujt dhe jo femrat. Por asnjëherë deri më tani nuk kishte dalur kaq hapur me të dashurin e tij, rrugëve të New York-ut.
Sam Smith më në fund është shfaqur më i dashuruar se kurrë me aktorin Brandon Flyn teksa shëtisnin dorë për dore pa e vrarë aspakt mendjen, apo pa tentuar të fshihen.
Ylli i shumë hiteve si “I’m not the only one”, ”Writings’s on the wall” dukej mjaft i lumtur dhe herë pas here shkëmbente edhe puthje me të dashurin e tij.
Nuk dihet prej sa kohësh ata janë bashkë, por dyshimet se djemtë mund të ishin në një lidhje kanë ardhur pasi janë parë komente e shpeshta të Brandon në profilin e Sam në Instagram.
Gjithsesi, tani ata e pranuan publikisht që janë bashkë…






