Do të habiteni: Këto janë ndryshimet drastike të Kaltrina Selimit ndër vite (Foto)
Gaboheni nëse mendoni se Kaltrina nuk ka bërë asnjë ndërhyrje!
Ndryshime në stil, ndryshime në pamjen e saj, përveç vokalit të ëmbël që vazhdon të jetë po aq i njëjtë dhe i dashur për audiencën.
Është kjo Kaltrina Selimi, njëra ndër këngëtaret më simpatike të estradës sonë, e njohur për audiencën në fillimet e saja si solo këngëtare e ‘Hana Band’, i cili më vonë u shpërbë plotësisht.
Mirëpo kjo nuk e penalizoi Selimin, të ndërtojë një karrierë të suksesshme e cila i hapi dyert drejt tregut muzikor në të cilin u ngjit shpejt me projekte që shënjojnë gjurmë duke i rezistuar shmë gjatë kohës.
Jeta private e çdo artisti, nënëkupton kurreshtje për audiencën, e tillë del të jetë edhe e Kaltrina Selimit veçanërisht tani që jeton në Londër pranë bashkëshortit e vogëlushit simpatik, Trsitanit.
Mbase, kjo mund të kosniderohet pika kyqe, që e mban mediatikisht të përfolur, për shkak të distancimit nga muzika, e akoma më tepër, janë operacionet plastike që i japin vulë vëmendjes që Kaltrina tash së fundi ka përvetësuar.
Ani pse simpatike që në paraqitjet e para, Kaltrina duket se nuk është ndier rehat me pamjen e saj, sa ka vendosur të transformohet në një fytyrë prej ‘kukulle’ duke e humbur totalisht freskinë që gëzonte para ndërhyrjeve.
Sidoqoftë, nga adhuruesit e flaktë, që e ndoqën karrierën e saj që në hapat e parë të formimit si artiste, do ta mbajnë mend përherë për hitet që vërtetë ‘godasin’.





