Pogbës i ndalohet basketbolli, ushtron si “Bruce Lee” (Foto/Video)
Mesfushori francez i Man United, Paul Pogba është duke u rikuperuar nga lëndimi në muskujt hamstring, transmeton Periskopi.
Sipas disa raporteve, Unitedi ia ka ndaluar Pogbas që të luajë basketboll, gjatë kohës së lirë.



Menaxheri Jose Mourinho në një nga intervistat e tij të fundit deklaroi se lëndimi i Pogbas është afatgjatë dhe nuk është duke llogaritur në shërbimet e tij.
Unitedi nuk ka pasur ndonjë problem prej lëndimit të francezit, duke fituar pesë ndeshje radhazi. /Periskopi



