FFK konfirmon lajmin skandaloz nga stadiumi i stërvitjeve të Kosovës
“Është shqetësues fakti që dje në stadium në kohën kur ka qenë Kombëtarja e Kosovës duke zhvilluar stërvitjet nuk ka pasur rrymë dhe kjo është e papranueshme për ne. Kjo ka ndodhur për shkak të borxhit që ka stadiumi, por kjo çështje duhet të zgjidhet sa më parë. Besoj se qysh javën e ardhshme ministri i sportit do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për zgjidhjen e këtij problemi.
Për ne si Federatë është primare që krahas funksionalizimit të dy stadiumeve në Prishtinë e Mitrovicë dhe Kampit Nacional në Obiliq, që po ashtu tashmë ka hyrë në fazën e konkretizimit, të kemi edhe Stadiumin Kombëtar në Bërnicë, me çka do ta përmirësonim dukshëm infrastrukturën sa i përket ekipeve kombëtare”.
“Na gëzon fakti se për Stadiumin Kombëtar kanë konkurruar 9 kompani të njohura që kanë ndërtuar stadiume në tërë botën. Janë klasifikuar 6 prej tyre, të cilat do ta bëjnë projektin e fizibilitetit dhe në fund do të zgjidhet projekti më i mire”, tha Agim Ademi



