Albana Osmani e ëmbël në fotot e fundit (Foto)
Gjithmonë në kulmin e lumturisë dhe mjaft pozitive.
Moderatorja e njohur Albana Osmani dhe njëkohësisht një nga nismëtaret e fushatës ‘Ti je luledielli’ i ka shtuar ngjyrat rrjeteve sociale. Ajo ka publikuar një set fotografik ku duket super e lumtur dhe përcjell pozitivitet pafund.
Pasi është bërë gati për në emision ka bërë falënderimet e rastit për vajzat që janë kujdesur për të.
Pse vetëm kaq? Me humor, ka falenderuar edhe prindërit e saj.
“Faleminderit Borës dhe Xhemalit mbi të gjithë”, shkroi me humor moderatorja.






