Rikthehet Firmino

Rikthehet Firmino

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka sqaruar se anësori Roberto Firmino tashmë është i gatshëm për lojë.

Braziliani ishte lënë jashtë qëllimisht nga trajneri gjerman në ndeshjen ndaj Chelseat, për të mos rrezikuar lojtarin nga ndonjë lëndim edhe më serioz.

“Stafi mjekësor më tha se ai mund të kishte luajtur kundër Chelseat, por kam dëgjuar se ishte rrezik, kështu që unë vendosa të mos e rrezikoja”, deklaroi Klopp.

“Unë kam qenë shumë i lumtur që ai mbeti jashtë. Stafi mjekësor më tha se atij i duheshin tre ditë për të qenë i gatshëm, kështu që sot është dita e katërt”, shtoi gjermani. /Periskopi.com

Shpërndaje në: