Ventura befason me deklaratë para duelit me Shqipërinë
Trajneri i Kombëtares, Gian Piero Ventura, i detyruar nga mungesat e shumta dhe të rëndësishme, do të eksperimentojë një formacion të ri, një 3-4-3, i cili ka vetëm muskuj dhe aspak fantazi (mungon Verrati), por në mes të të cilit është edhe një surprizë e madhe.
Në mungesë të Andrea Belottit, pritet që të debutojë sulmuesi i Bolonjës, Simone Verdi, një nga surprizat e këtij sezoni italian. “Moduli nuk ka rëndësi. Ajo që unë dua të shoh nga Italia ime është të shoh entuziazëm dhe gadishmëri nga futbollistët e mi për të luftuar dhe për të fituar.
Sfidat me Maqedoninë dhe Shqipërinë? Fatkeqësisht do të na duhet ta sigurojmë udhëtimin tonë në Rusi nga kjo derë e dytë. Nuk na lejohet të gabojmë më”.



