Këngëtari shqiptar bën gjestin që shumë pak prej nesh do e bënte (Foto)
Devis Xherahu përveç se është një këngëtar shumë i mirë, ka treguar se është dhe një qytetar i devotshëm.
Teksa kthehej në shtëpi në zonën pranë Liqenit Artificial, këngëtari ka gjetur një kuletë me para së bashku me të gjitha kartat e tjera personale dhe ka kërkuar ndihmën e ndjekësve të tij në rrjetet sociale për të gjetur personin që e ka humbur.
Të gjithë e dimë se kur na humbasin paratë, e aq më tepër karta e identitetit apo ato të kreditit është një ndjesi shumë e keq dhe shpresat që mund t’i gjejmë sërisht është shumë e pakët. Fatmirësisht, kuleta e Anës ka rënë në duart të “sigurta”.
Devisi ka publikuar në Instagram foto nga karta e saj e identitetit (megjithesë duhet t’i kishte fshirë disa të dhëna personale) ku kërkuar ndihmën e ndjekësve të tij në Instagram që nëse e njohin vajzën ta njoftojnë që të kontaktojë këngëtarin për t’i marrë.
“Te dashur miq, sot rreth ores 13.30, tek a po kthehesha per ne shtepi te liqeni artificial, gjeta kete kulete femrash me 130 mije lek brenda dhe me kete karte identiteti… Nese e njihni kete vajze i thoni te me shkruaje qe te vije ta marre…Faleminderit per mirkuptimin!!,”-shkruan Devisi.





