Bravo: Për këtë arsye u largova nga Barcelona
Portieri i Manchester Cityt, Claudio Bravo thotë se u largua nga Barcelona për shkak se dëshironte të luante.
Por, ai këmbëngul se nuk kishte asnjë tension mes tij dhe Marc-Andre Ter Stegen.
“Unë nuk jam larguar nga Barcelona për shkak se Ter Stegen ishte atje. Unë kam qenë shumë i sinqertë. Unë nuk dua të ulem në stol”, tha Bravo.
“Në Barcelonë kam qenë gjithmonë i përkushtuar për të bërë më të mirën dhe mendoj se klubi më ka mbështetur gjithmonë”. /Periskopi.com



