Kandidati për kryetar thotë se shkollat në komunë janë më të mirat në Evropë, gazetarja: Bravo, Supermen (Video)
Kandidati për kryetar: Shkollat në komunën tonë më të mirat në Evropë
Na Maqedoni, ashtu sin ë Kosovë, është duke u zhvilluar fushata për zgjedhjet lokale.
Në debatet televizive, edhe atje kandidatët për kryetarë komunash po ofrojnë programet e tyre qeverisëse për komunat në të cilat garojnë.
Një nga kandidatët për kryetare komune, është edhe Nevzat Bejta, shkruan Periskopi.
Ai garon për komunën e Gostivarit.
Por në debatin me Jeta Xharrën, premtimet e Bejtës kanë bërë audiencën të qesh. Kjo pasiqë ai premtoi ndërtimin e 7 çerdheve të reja gjatë mandatit të tij, por brenda një viti.
“Shkollat e mesme dhe filloret janë më të mirat në Evropë”, thotë Bejta.
A jeni duke folë për këtë shkollë që po e shohim në fotografi, ia kthen gazetarja Jeta Xharra.
“Ju nuk keni hy brenda, hyni brenda’ i thotë Bejta.
“Ndoshta e ke pasë fjalën për naj shkollë tjetër, a je tuj thanë që kjo shkollë me çati të prishur është më e mira në Evropë”, ia kthen Xharra.
Ai vazhdon me premtimet se do të ndërtojë 7 çerdhe për një vit gjatë mandatit të tij.
“Bravo, supermen’, ia kthen Xharra. /Periskopi/
https://www.facebook.com/tetova1com/videos/1263833007055298/



