Gazetari i mirënjohur me veshje tradicionale në dasmën e tij (Foto)

Gazetari i mirënjohur me veshje tradicionale në dasmën e tij (Foto)

Jeni mësuar ta shihni në reportazhe të ndryshme, por pak dini nga jeta e tij private Pas 8 vitesh në lidhje, këtë vit gazetari i mirënjohur i RTV 21, Abaz Krasniqi i dha fund beqarisë dhe bëri një dasmë të madhe.

Autori i emisionit “Mbresë” u tregua kreativ edhe për dasmën e tij. Pjesa më e përfolur e dasmës ishte momenti kur çifti u shfaq siç askush nuk e priste, shkruan rtv21. Përveç kostumit të zi dhe vellos së bukur, ai dhe bashkëshortja e tij kishin zgjedhur edhe një veshje të veçantë tradicionale e cila përshtatej mirë me kostumin si dhe vellon.

Abazin të gjithë e mbajnë mend me emisionin për shtëpitë e bukura të Kosovës i cili ishte njëri nga më të ndjekurit në Kosovë, e për të cilin u diskutua edhe në mediat ballkanike.

Shpërndaje në: