Spanjë-Shqipëri: Tjetër lajm i keq për Kombëtaren
Një tjetër lajm i keq për kombëtaren shqiptare vetëm pak orë nga ndeshja me Spanjën, në orën 20:45, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2018.
Si të mos mjaftonte mungesa e Strakoshës, Abrashit, Cikalleshit, Mavrajt, Roshit dhe Kukelit, në infermierinë e Kombëtares shqiptare është shtuar edhe një tjetër futbollist.
Mësohet se mesfushori nga Kavaja, Andi Lila nuk do të jetë i gatshëm në sfidën e sotme ndaj Spanjës, pasi ka pësuar një tërheqje muskulare, shkruan Supersport.
Dëmtimi i Lilës pak orë para ndeshjes, duket se ka shkaktuar dhimbje koke për trajnerin Panuçi, i cili i ka tepër të reduktuara zgjedhjet ne krahun e djathtë.



