Bimët fatsjellëse për çdo shenjë të horoskopit

Bimët fatsjellëse për çdo shenjë të horoskopit

E dini se disa lule ju përshtaten veçanërisht me karakterin?

Ja cilat janë me fatsjellëset për ju.
Dashi

Dashet kane një karakter impulsiv, ata flasin njëherë e me pas reflektojnë. Plot me energji, ata ndonjëherë mund te bëhen edhe te dhunshëm. Autoritare, kreative dhe me plot imagjinate, këtyre personave ju përshtatet me tepër mentja dhe dafina. Mentja njihet për vetitë qetësuese dhe tonifikuese te sistemit nervor dhe dafina përmirëson frymëmarrjen.

Demi

Demi është shenja me e qëndrueshme e horoskopit dhe ne përgjithësi personat e kësaj shenje janë te qete. Vetëm kujdes, ne momentin kur inatosen mund te bëhen te pakontrollueshëm. Tradhtinë nuk e durojnë dot. Bimët qe ju përshtaten me shume janë: boronica, valeriana dhe eukaliptuisi te cilat shërojnë shpirtin, sjellin harmoni dhe paqe.

Binjaket

Binjaket kane karakter te dyfishte dhe janë gjithë kohës ne ndryshim. Ata janë inteligjente dhe oratorë, por ndonjëherë për ta rritur objektivat përdorin lajka. Bimët e përshtatshme për ta janë: bajamja dhe kalathea. E para përmirëson inteligjencën dhe e dyta i bën binjaket te ndihen te qete.

Gaforrja

Gaforret janë shume te ndjeshme dhe shpesh melankolike. Ata kane nevoje për mbështetje dhe here pas here ju ndryshon humori. Shume intuitive dhe te kujdesshëm për lumturinë e tjetrit, ata adhurojnë qetësinë dhe meditimin. Bimët e përshtatshme janë: kamomili dhe lulja e pasionit, te dyja këto qetësuese.

Luani

Luanët janë shume dominues, te forte dhe me personalitet. Ne momentin kur gjerat nuk ju ecin mire ata acarohen menjëherë. Ata janë gjithmonë te përgjegjshëm dhe te disiplinuar. Bima qe ju përshtatet është: orkideja, e cila simbolizon perfeksionin.

Virgjëresha

Virgjëreshat janë gjithmonë te arsyeshëm, por ne disa momente mund te bëhen te çrregullt. Gjithmonë te logjikshëm ata mendojnë gjithçka me kujdes para se te veprojnë. Virgjëreshat janë modeste dhe te ndershëm.

Peshorja

Dëshira për ekuilibër mbizotëron tek Peshoret. Personat e kësaj shenje duan harmoni sociale, paqe dhe qetësi. Dashuria zë një pjese te rëndësishëm ne jetën e tyre. Peshoret janë sharmante dhe bujare, po ndonjëherë nuk dine si te veprojnë. Bimët qe ju përshtaten janë: pema e mollës dhe lule bozhurja. E para sjell harmoni dhe e dyta përveçse sjell romance, nxit edhe begatinë dhe pasurinë.

Akrepi

Akrepat kane personalitet te forte dhe ndonjëherë tregohen posesive. Ata thonë gjithmonë çfarë mendojnë e ndonjëherë janë idealiste, por edhe te ndjeshëm. Misteri i josh tej mase. Bima qe ju përshtatet është: lule fieri. Sipas legjendave ajo sjell lavdi e begati. Mbajtja e një luleje te tille afër dritare te mbron nga fati i keq.

Shigjetari

Shigjetaret adhurojnë lirinë dhe aventurat. rebele dhe te paduruar, ata janë ambicioze dhe te drejtpërdrejte. Bimët qe ju përshtaten janë: lule palma dhe plumeria, dy lule ekzotike.

Bricjapi

Bricjapet janë shume realiste dhe nuk marrin asnjëherë vendime te pamenduara mire. Edhe pse ne pamje duken te ftohte e te turpshëm, ne te vërtetë kane shume humor dhe e gezojne jetën. Bimët qe ju përshtaten janë: lulemustaku (protomaja) dhe panja. Ato sjellin mbrojtje sociale dhe sjellin fat ne pune.

Ujori

Ujoret janë shume ëndërrimtare dhe duken te ftohte e te largët. Shpirti i tyre rebel i bën qe shpesh te mbrojnë çështje te rëndësishme. Bimët qe ju përshtaten janë: bonsai (pema e jetës) dhe Akebia quinata, dy lule mjaft origjinale.

Peshqit

Peshqit janë shume te ndjeshëm dhe i ndihmojnë gjithë kohës te tjerët. Ata janë mjaft besnike dhe mundet edhe te sakrifikohen për te mirën e te afërmve te tyre. Bimët qe ju përshtaten janë: jasemini dhe zambaku i ujit. Ky i fundit simbolizon frymëzimin, ëndrrën dhe largpamësinë, ndërsa jasemini mbron dashurinë.

Shpërndaje në: