Ish-trupëroja i Berishës ‘plas’ bombën: Si më kërkoi të sulmoja Ambasadën amerikane në ‘97

Ish-trupëroja i Berishës ‘plas’ bombën: Si më kërkoi të sulmoja Ambasadën amerikane në ‘97

Ditën e sotme, një pako që rezultoi të ishte një çantë bosh para ambasadës amerikane ka alarmuar policinë e shtetit.

Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar ish-buodigardi i Sali Berishës, Izet Haxhia, i cili prej kohësh ndodhet në Turqi.

Ai ka rrëfyer një ngjarje të ndodhur në 1997, ku sipas tij Berisha, e kishte urdhëruar atë që sulmonte Ambasadën amerikane.

Nga ana tjetër, ai hedh aludime se Berisha mund të japë përsëri një urdhër të tillë, siç thotë ai, pas deklaratave të forta të ambasadorit Donald Lu kundër familjeve mafioze.

Ai thotë se Berisha i ka ushtarët e tij, për t’i vënë eksploziv ambasadës amerikane.

“Ne maj te vitit 1997, marrëdhënjit Berisha -USA ishin ne piken zero, ne vitin 2017, muaji tetor, ambasadori amerikan deklaron hapur se Shqipërinë e drejtojnë 4 klane mafioze dhe 20 familje te lidhura me keto klane.

Ne 1997 Amerika synonte rrezimin e njeriut qe ngriti vete ne krye te Shqipërise me ane te lobit serb qe ishte vendimarres ne Departamentin e Shtetit, ndersa ne 2017 kerkon goditjen e klaneve mafioze, ku me i fuqishmi eshte ai i familjes Berisha, apo “Trusti i Geshtenjave te Tropojes”.

Ne 1997 Berisha donte te hakmerrej ndaj Amerikes duke me kerkuar te godisja Ambasaden amerikane.

Ndersa ne 2017 kerkohet te trembet ambasadori Lu me ane te nje valixhje bosh, por qe neser mund te jete e mbushur me C4.

Pervojen e kane me Tropojen.

Edhe ushtaret e gatshem per te gjetur e vendosur keto valixhe..”, shkruan ai.

Izet Haxhia prej disa vitesh ndodhet në Turqi, pasi është I dënuar nga shteti shqiptar, lidhur me vrasjen e Azem Hajdarit.

Edhe pse gjatë gjithë kohës nuk e ka pranuar të ketë gisht në atentat e dhjetorit të 1998 ndaj Hajdarit, dënimi ndaj ti vazhdon të mbetet në fuqi.

 

Shpërndaje në: