Shevchenko i lutet Kosovës për ndihmë

Shevchenko i lutet Kosovës për ndihmë

Andriy Shevchenko ka lavdëruar Kosovën për paraqitjen në Loro Borici dhe kërkon ndihmë nga djelmoshat e Kombëtares që të bëjnë më të mirën kundër Islandës në ndeshjen e fundit.

“Kam thënë se do të jetë e vështirë dhe kjo edhe ndodhi sepse ata ishin të organizuar dhe na e vështirësuan këtë triumf. I përgëzoi ata për organizimin dhe mikpritjen”, tha ai.

“I uroj më të mirat Kosovës në ndeshjen e radhës sepse me të vërtetë bënë paraqitje të mirë dhe në krijuan vështirësi sonte. Gjithashtu nëse arrijnë rezultat pozitiv ndaj Islandës mund të na ndihmojnë edhe neve”, tha Shevchenko.

 

Shpërndaje në: